Stjuardesa: Ne i duam turbulencat, është i vetmi moment kur ulemi dhe pushojmë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.01.2023, 01:01

Turbulencat janë paksa të sikletshme dhe ndonjëherë frikësuese për pasagjerët e avionit por jo për stjuardeset.

Stjuardesa me pseudonimin “Barbie” ka zbuluar së fundmi se kolegët e saj i adhurojnë turbulencat pasi janë i vetmi moment kur ulen dhe pushojnë.

Barbie zbuloi se momentet e frikshme për pasagjerët në fakt u japin punëtorëve të lodhur një shans për të pushuar.

Stjuardesat e duan turbulencën sepse ne mund të pushojmë pasi duhet të rrimë ulur dhe nuk duhet të ngrihemi për të ofruar shërbimin e ushqimit, për shembull. Ndonjëherë, stjuardesat dhe pilotët nuk u tregojnë të gjithë të vërtetën pasagjerëve. Ata e bëjnë këtë në mënyrë që të përpiqen të mos i trembin dhe të parandalojnë një situatë potencialisht të rrezikshme gjatë fluturimit. Kur je në qiell, nuk ke rrugëdalje, ndaj duhet të minimizosh rreziqet.

Stjuardesa e cila poston vazhdimisht video në TikTok zbuloi gjithashtu se kutia e zezë, e përdorur për të regjistruar bisedat në kabinë, nuk është në të vërtetë e zezë, por portokalli.

Për disa arsye, të gjithë mendojnë se kutia e zezë e një aeroplani është në të vërtetë e zezë, por unë duhet t'ju them se kjo nuk është e vërtetë. Në fakt, ngjyra është portokallia dhe ka një arsye për këtë. Ngjyra portokalli nuk është gënjeshtër, kjo ngjyrë është zgjedhur që të gjendet lehtësisht në tokë apo në det në rast aksidenti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit