Papagalli shpëton shtëpinë nga grabitja, hajdutët frikësohen nga zëri i tij dhe largohen duarbosh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.01.2023, 00:49

Një papagall ka trembur një bandë hajdutësh me britmat e tij të tmerrshme.

Papagalli i quajtur Versace nga Melburni në Australi falë zërit dhe britmave të tij ka shpëtuar shtëpinë ku jeton nga grabitja e hajdutëve. Ndërsa sulmuesit thyen një dritare në përpjekje për të hyrë në shtëpinë e familjes, papagalli në kafaz nisi të bërtasë.

Britmat e heroit me krahë ishin mjaft të forta për t'i trembur hajdutët dhe për t'i bërē ata të largoheshin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Pronarët e papagallit ishin jashtë për natën e Vitit të Ri dhe ishte hera e parë që ata e kishin lënë vetëm papagallin Versace. Kur erdhën në shtëpi dhe panë dritaren e thyer, kontrolluan kamerat e sigurisë dhe panë që Versace ishte heroi i tyre.

Të gjithë ngjarjen ata e kishin kapur edhe në një kamera sigurie në dhomën e tyre të ndenjjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit