Doktorët nuk i kushtuan rëndësi dhimbjes së kokës që ai kishte, 22-vjeçari vdes pas ankesave të vazhdueshme

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.01.2023, 23:14

Një student ka vdekur në Britani disa javë pasi mjekët nuk i dhanë rëndësi dhimbjeve të tij të kokës.

Nëna e Johnny, Julie Alfrey tha se djali i saj 22-vjeçar, nga Littleborough, Greater Manchester, filloi të ankohej për lodhje dhe vështirësi në ecje një muaj para vdekjes së tij.

Në ditët në vijim, ai filloi të kishte të vjella dhe të përjetonte migrenë intensive dhe kishte vështirësi për të fjetur ose për të ngrënë. Një mjek tha se simptomat mund të kenë qenë për shkak të konsumit së alkoolit. Megjithatë, Julie tha se djali i saj nuk ishte një pijanec.

Një tjetêr mjek i tha se simptomat ka shumë të ngjarë të vinin nga 'një problem i shëndetit mendor'. Mamaja e 22-vjeçarit tha:

Doktori më tha: "Ky është ankth. Ne nuk mund ta trajtojmë ankthin këtu. Nuk mund ta kthesh atë me këto simptoma." Po më mashtronin”.

Disa ditë më vonë, Johnny u shtrua sërish në spital pasi kishte probleme me mëlçinë dhe situata e tij shëndetësore po përkeqësohej.

Ai nuk mund të ngrihej në këmbë. Ai po bërtiste, 'Më ndihmo, mami. Më ndihmo. Çfarë nuk shkon me mua? Unë jam duke vdekur'.

Më 8 qershor, mjekët i thanë se mëlçia i ishte dëmtuar dhe se veshkat ishin në të njëjtën rrugë. Pavarësisht kaosit që po shpalosej, mjekët ende nuk ishin në gjendje të përcaktonin se çfarë nuk shkonte me Johnny. Ai u dërgua në Spitalin Wythenshawe përpara se të vdiste më 24 qershor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit