Një ngjarje e rëndë nga ato që na bëjnë të mendohemi se ku po shkon ky vend, ka ndodhur pak më parë në Durrës.
Mësohet se një dyqan ushqimor është grabitur nga dy persona rreth orës 19:30.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15, ku dy grabitësit kanë arritur të vjedhin xhiron ditore të dyqanit në vlerë 150 mijë lekë të vjetra.
Nuk ka ende ndonjë informacion në lidhje me identitetin e tyre pasi kanë arritur të largohen me një automjet.