Italiani i jep fund jetës në Vlorë, vetëhidhet nga kati i tretë

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 06.01.2023, 19:20

Një shtetas italian ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të premte në qytetin e Vlorës. Daniele Amurro kishte gati një vit që jetonte me familjen në fshatin Cerkovinë, në një banesë me qera, nga ku dyshohet se është vetëhedhur. Shtetasi italian i moshës 55 vjeç ka ndërruar jetë në vend, teksa nuk bëhet me dije arsyeja e aktit ekstrem.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:00, në fshatin Cerkovinë, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku banonte, shtetasi italian D. A., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit