Tropojë/ U bënë tapë në lokal dhe pastaj nxorën armën, plagoset 60 vjeçari

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 06.01.2023, 18:13

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Bajram Curr, të Tropojës.

Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur në një lokal dhe i plagosur ka mbetur një 60-vjeçar. Ky i fundit ka marrë një plagë në këmbë dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Detajet e para flasin se plagosja ka ardhur si pasojë e një sherri, që ka ndodhur mes të plagosurit dhe disa personave të tjerë që kanë qenë të gjithë nën efektin e alkoolit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit