Kapet në flagrancë shqiptari/ Po i shiste kokainën italianit, dënohet me burg dhe 1 mijë euro gjobë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 06.01.2023, 17:56

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasditen e së mërkurës, në zonën e stadiumit në Cesenatico.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u kap në flagrancë duke i dhënë një dozë kokaine një burri nga Cesenatico.

Nga kontrolli personal më vonë karabinierët gjetën edhe 11 gramë kokainë të ndarë në doza gati për shitje me pakicë. Kështu shqiptari u dënua me 6 muaj burgim dhe 1000 euro gjobë.

Raportohet se ai kishte disa javë që kishte ardhur nga Shqipëria, po qëndronte në një rezidencë në San Mauro Mare. Po ashtu sitët e fundit, një tjetër shpërndarës shqiptar, i cili po qëndronte në Cesenatico, ishte arrestuar dhe kjo koicidencë ngre dyshimet se një rrjet i ri i trafikut të drogës me bazë në Shqipëri, aktiv në bregdetin e Romagnas është duke punuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit