Kina hapi kufijtë në kulmin e covid/ Mjekët tregojnë si është situata në Shqipëri: S’duhet ulur vigjilenca!

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 06.01.2023, 16:17

Mjekët, Eugena Tomini dhe Ilir Alimehmeti, teksa komentojnë situatën e pandemisë në vendin tonë, bien dakord në një pikë që, në këtë periudhë kemi më shume raste me grip sezonal sesa me covid.

Duke folur për situatën në Kinë, spitalet e së cilës janë në kolaps për shkak të numrit të madh të të infektuarve dhe numrit të lartë të viktimave, ata thanë se nuk ka vend për panik në vendin tonë, por sërish nuk duhet ulur vigjilenca.

Pjesë nga diskutimi News 24:

Ilir Alimehmeti: Përsa i përket Kinës dhe ne, jemi në dy situata epidemiologjike krejt ndryshe. Në SHBA, Europë, është vendosur imuniteti kolektiv.

Eugena Tomini: Kjo situatë ishte e pritshme për shkak të masave që Kina zbatoi. Që në krye të herës përdori metodologjinë izolimin masiv të popullatës. Ndërkohë që në pikun e dimrit kur kemi fluks dhe infeksioneve të tjera inflamatore, Kina hapi kufijtë. Duhet të theksohet se nuk ka vend për panik, për fatin e kalimit të sëmundjes në Europë dhe rajon, por dhe imunizimin e situatës. Aktualisht qoftë në Europë apo Shqipëri, kemi incidencë të ulët të Covid-19. Kemi bashkëqarkullim të BA4, BA5, kundrejt infeksioneve respiratorë, gjë që nuk u vërejt në dy vitet e pandemisë. Nuk duhet ulur vigjilenca ndaj Covid-19.

Ilir Alimehmeti: Nuk ka një valë goditëse, edhe sepse nënvarianti Omicron, ka një vit e dy muaj që nuk del një variant tjetër. Nuk riskohemi ne nga situata në Kinë. Sa i takon situatës me gripin, është një situatë e ngritur. Ishte krejtësisht e parashikueshme që do vinte një grip i tillë. Tek ne vaksina e gripit vjen relativisht vonë dhe sasitë nuk janë shumë të mëdha, ky është problem. Ndërohë nuk duhet në mënyrë absolute të përdoret antibiotik.

Tomini: Aktualisht mbizotëron qarkullimi i gripit AH1 dhe AH3. Kemi predominim të rasteve me grip kundrejt Covid. Kemi prekje të të gjitha moshave. Ka një mbrojtje të mirë tek grupet e riskut që kanë aplikuar vaksinën e gripit. Simptomat e gripit janë rrufë, kollë, temperaturë për disa ditë. Kërkojnë asistencë të mjekut sepse qytetarët nuk mund të vetëshërohen.

Alimehmeti: Ky grip kalohet si gjithë gripet e tjera, nuk ka nevojë për antibiotik, por të ngrohta, çajra, paracetamol, ibuprofen, pushim dhe ushqim, padyshim sa më shumë lëngje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit