E rëndë/ Shqiptari shkon t’i prishë shtëpinë me vinç, italiani e vret me pushkë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 06.01.2023, 14:27

Një mosmarrëveshje mes fqinjëve rezultoi me vrasjen e një shqiptari në Arezzo të Italisë. Mësohet se një shtetas italian ka vrarë me pushkë punëtorin shqiptar, i cili kishte shkuar për t’i prishur shtëpinë.

Sipas asaj që tregon policia italiane, rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme, 53-vjeçari, duke parë nga dritarja e shtëpisë së tij, ka qëlluar pesë herë mbi shqiptarin

57-vjeçari shqiptar duke drejtuar një ekskavator në pronësi të tij, fillimisht ka dëmtuar katër makina të parkuara, të gjitha në pronësi të familjarëve të të arrestuarit dhe më pas ka goditur disa herë muret dhe çatinë e banesës së tij.

Shqiptari i shkaktoi dëme shtëpisë në të cilën ndodhej i arrestuari dhe familja e tij, të cilët po darkonin së bashku në prag të festës së Epifanisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit