Shumë vajza shqiptare kanë zgjedhur të bëjnë disa lekë më shumë duke punuar si punonjëse seksi, por me një ndryshim, u shërbejnë klientëve online, seks virtual nëpërmjet chat-it. Bëhet për rreth 180 vajza shqiptare, ku "Fiks Fare"ka sjellë të tjera fakte në lidhje me funksionimin e prostitucionit virtual në vendin tonë.
Menaxherët dhe pronarët e këtyre studiove e pranojnë faktin që ky aktivitet është i paligjshëm, ata pretendojnë se vajzat rezultojnë të jenë të punësuara në Angli, ku madje paguajnë edhe taksat. Të gjithë vajzat që do të punojnë pranë këtyre studiove dorëzojnë pasaportat, në mënyrë që të njihet identiteti i tyre i vërtetë. Ndërkohë, mbrëmjen e sotme u transmetua edhe një e katërt, nga 12 që operojnë në vendin tonë.
Gazetarja e Fiks Fare takohet me menaxheren dhe pronarin e studios së katërt në një kafene, ku e marrin në pyetje për eksperiencat që ka në këtë fushë. Në bisedë e sipër ajo e pyet gazetaren e Fiksit edhe për shumën që ka qëllim të kapë gjatë punës së saj në chat, duke i treguar se ajo vetë arrin të bëjë deri në dy milionë lekë në muaj me këtë punë. Palët bien dakord me gazetaren ta punësojnë gjatë turnit të natës, pasi ai turn është edhe i lirë. Më pas i bëjnë me dije oraret e punës dhe se pagesa është me 40% të krediteve. Çdo kredit në chat konvertohet në para. Në një garsoniere në Qytetin Studenti punojnë me turne disa vajza. Në studio vihet re që disa vajza punojnë njëkohësisht. Njëra prej tyre chaton me disa klientë njëkohësisht dhe më pas kalon me klientët në linjë private punën me pagesë.
Gazetares së Fiksit i vendosin një nickname në linjë “Preaty lollipop dyshi”, në mënyrë që të ketë pseudonimin e saj kur të fillojë punë me klientët. Nëse ajo arrin që klientin ta fus në privat, atëherë do të fillojë me pagesa më të larta. tregon se në një linjë janë shumë vajza shqiptare që punojnë . Nga lista e vajzave në linjë, rezultojnë se janë rreth 180 vajza.
“Gjatë punës klienti kërkon edhe shumë perversitete dhe nëse do që klientin ta mbash sa më gjatë, do i bësh çfarë të kërkon”, shprehet njëra nga vajzat në studio. Vajzat zhvishen në chat-online, pasi kanë si synim që klientin ta mbajnë sa më gjatë në mënyrë që ai të paguajë.
“Në “free” nuk duhet të zhvishesh. I thua që nëse dëshiron të shohësh më shumë, kalo në privat. Vetëm në privat zhvishesh. Do bësh çfarë të kërkojnë, por fillimisht duhet shfaqur pjesa që ke më mirë. Ke gjoksin, shfaq gjoksin. Ke b..., do të tregosh b...”, thotë vajza që punon në studio.