Princ Harry: Në moshën 17-vjeçare nisa të marr kokainë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.01.2023, 07:40

Princi Harry me librin e tij autobiografik, i cili ka dalë në qarkullim prej disa ditësh tregon anën e errët të familjes mbretërore, që shumë prej nesh nuk e dinte që ekzistonte.

Mes rrëfimeve të princit plangprishës, vihet re dhe kapitulli që Harry i ka kushtuar një periudhe të errët të jetës së tij, ku ai si shumë të rinj ra në kthetrat e drogës. “Mbretërori” tregon se në moshën 17 vjeçare nisi të merrte kokainë.

“Në atë periudhë merrja kokainë. Ishim në shtëpinë e një miku, kur më ofruan një vizë dhe që nga ai moment nisa të merrja dhe unë. Nuk ishte shumë argëtuese, dhe nuk më bëri të ndihem i lumtur si bënin të tjerët. Më bëri të ndihem ndryshe dhe ai ishte objektivi im kryesor në atë kohë”, lexohet në autobiografinë e Dukës së Susseksit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit