Avokati Goxhaj: Parashikimi i Nostradamusit për 2023 për “Papën skandaloz që do shembi themelet e Kishës Katolike”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.01.2023, 00:06

Avokati i njohur Altin Goxhaj thotë se Nostradamus ka parashikuar për vitin 2023 një Papë të ri që do të prodhojë skandale dhe do të shemb themelet e Kishës Katolike. Sipas tij kjo i referohet Papa Franceskut, i cili, avokati thotë se i shpalli luftë të gjithë frymës konservatore dhe gjithë aktorëve konservatorëve kudo në botë duke u bërë mbrojtës i gjithë axhendave satanike kundër Civilizimit Kristian.

Përveç kësaj, avokati thotë se Papa Francesku bë Papa që donin shoqatat e LGBQve të cilat ndërprenë furinë e përditshme të sulmeve nga Vatikanit dhe Papës sapo i doli tymi i bardhë Vatikanit 1 dekadë më parë duke ndaluar luftën që kishin nisur.. pasi atë luftë e fituan me Kalë Troje brenda Vatikanit.

Më tej avokati thotë se nuk mund të ketë papë pa ndërruar jetë paraardhësi dhe se Vatikani tani do të shpikë një ceremoni që s'ka ndodhur kurrë sepse është në kundërshtim me kanonet e shenjta mbi të cilat është vepruar deri më sot.

Postimi i plotë i avokatit:

PARASHIKIMI I NOSTRADAMUSIT PËR 2023 PËR "PAPËN SKANDALOZ QË DO SHEMBI THEMELET E KISHËS KATOLIKE" APO SIÇ E QUAJNË TASHMË:

"PAPA I DAVOSIT"!!!

Sipas Nostradamus, në 2023 do të kemi një Papë të ri i cili do të prodhojë skandale që do shembin themelet e Kishës Katolike!

Lajmi i sotshëm që ka tronditur mediat botërore ka qenë amaneti i Papa Benediktit për të mos lejuar Biden të marrë pjesë në funeral!!!

Në fakt pavarësisht "lojërave" të Obamës, Clinton dhe Biden, bashkë me Soros dhe Merkel, Papa i vërtetë deri sa do niste 2023 ishte Papa Benedikti i cili iku në Parajsë!

Nuk mund të ketë Papë të ri pa ndërruar jetë parardhësi!

Papa Benedikti ka qenë gjallë dhe dorëheqja e tij është komentuar gjatë si një grusht shteti ndërkombëtar për të hequr nga Froni i Vatikanit dhe Katolicizmit një Papë të vërtetë që përfaqësonte frymën konservatore dhe paladin të mbrojtjes së vlerave të familjes dhe jetës!

Papa Benedikti është Papa dhe Njeriu më i sulmuar i historisë së post rënies së komunizmit sdms nga shoqëria civile e LGBQve! Sepse ishte një lloj Trump i Kishës Katolike i cili kërkonte të frymëzonte kudo në botën katolike në çdo kontinent të Rezistencën Konservatore pro Familjes dhe Jetës Shpirtërore dhe Fizike, kohë para se Trump të niste rrugëtimin e tij konservator drejt Shtëpisë së Bardhë!!!

Papa Benedikti XVI paralajmëroi në një libër të vitit 2006 se "urrejtja e identitetit të vetë perëndimor" ishte bërë "patologjike" dhe se rrënimi i martesës, e familjes dhe e shpopullimit mund të jetë zilja e vdekjes për identitetin europian.

Papa Benedikti u zëvendësua me dikë që i shpalli luftë të gjithë frymës konservatore dhe gjithë aktorëve konservatorëve kudo në botë duke u bërë mbrojtës i gjithë axhendave satanike kundër Civilizimit Kristian!

Papa Bergoljo erdhi pikërisht për të bërë atë që ka bërë duke i boshatisur dhe mbyllur kishat për shkak të impotencës artificiale dhe vetësabotuese të hierarkisë kishtare duke i humbur motivet dhe rrugën besimtarëve drejt kishave në vendet e Perëndimit !

Papa Bergoljo i shpalli armiq të gjithë politikanët dhe aktivistët konservatorë dhe duke u bërë njësh me Forumin Ekonomik të Davosit të Klaus Schwab dhe kjo u duk sdms në qëndrimin ndaj diktaturës së plandemisë dhe axhendës së Great Resetit drejt trans-humanizmit (përfshirë edhe transdexhenderimin) dhe shkatërrimit të individit dhe familjes!

Ai u bë Papa që donin shoqatat e LGBQve të cilat ndërprenë furinë e përditshme të sulmeve nga Vatikanit dhe Papës sapo i doli tymi i bardhë Vatikanit 1 dekadë më parë duke ndaluar luftën që kishin nisur.. pasi atë luftë e fituan me Kalë Troje brenda Vatikanit!

Papa Bergoljo ka qenë Papë në detyrë që kur u emërua (i vënë nga elitat e Davosit), por jo i legjitimuar nga kanonet e Kishës Katolike përderisa Papa Benedikti ishte gjallë!

Tani Vatikani do të shpikë një ceremoni që s'ka ndodhur kurrë sepse është në kundërshtim me kanonet e shenjta mbi të cilat ka vepruar deri më sot Vatikani: Do varroset një Papë nga një Papë!

Në fillim Varroset Papa, më pas zgjidhet Papa!

Nuk ka dorëheqje, nuk njihet! Është thjesht një akt i paligjshëm, i sajuar dhe kontradiktor!

Pra veç tani në 2023, Papa legjitim është Papa Bergoljo, por jo më parë..

Të jetë ky ai Papa i Nostradamusit që do të shembë themelet e Kishës Katolike nëpërmjet skandaleve???

Mbetet të shohim si do shkojë 2023!!!

P.s.

As nuk mund të niste realizimin e vet në 2016 Axhenda e Great Resetit të Forumit Satanik të Davosit, po të kishte qenë në krye të Vatikanit Papa Benedikti! Sepse ai i ishte përkushtuar Axhendës së Rezistencës Konservatore si kundërpëgjigje ndaj Axhendave Liberale të Ylberit dhe do krijonte një rezistencë masive duke mbështetur forcat politike konservatore njësoj siç ndodhi për aq sa ishte në krye të detyrës!

I NDRIHTË SHPIRTI NË PARAJSË!T

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit