Binjaket do festojnë ditëlindje të ndara, lindin në data dhe vite të ndryshme

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.01.2023, 23:27

Një çift nga Teksasi duhet të festojë dy herë ditëlindjen e vajzave binjake, pasi ato kanë lindur në ditë të ndryshme në vite të ndryshme.

Kali Jo Scott, 37 vjeç, nga Denton, lindi vajzën e saj të parë, Annie Jo, në orën 23:55 më 31 dhjetor në Spitalin e Teksasit në 2022. Vetëm gjashtë minuta më vonë, motra e Annie Jo, Effie Rose, u lind në orën 12:01 të mëngjesit të 1 janarit, duke e bërë atë të porsalindurin e parë të spitalit të vitit 2023.

Kali dhe bashkëshorti i saj, Cliff Scott, fillimisht menduan se të dyja vajzat e tyre do të lindnin në vitin e ri për shkak të planifikimit të datës. Por për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ajo u shtrua në spital më 29 dhjetor.

Ishte vonë në natën e Vitit të Ri, kur mjekët e saj morën vendimin për ta bërë prerjen cezariane dy javë më herët, duke çuar në ditëlindje të ndryshme të binjakeve. Annie dhe Effie ishin të dyja të shëndetshme dhe peshonin nga 2.3 kg secila.

Tani dy vajzat binjake kanë ditëlindje të ndryshme dhe prindërit janë shumë të lumtur për këtë fakt.

Kisha menduar, diçka tradicionale për një ditëlindje, por tani janë dy ditëlindje krejtësisht të ndryshme. Njëra do të festojë natën e Vitit të Ri dhe tjetra do të festojë ditën e Vitit të Ri dhe vitin e ri që vjen.

Çifti është vënë në dijeni edhe për disa komplikacione të vogla që mund të lindin për shkak se binjakët e tyre kanë lindur në vite të ndryshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit