Princ Harry: Kam vrarë 25 persona në Afganistan, nuk i shihja si njerëz

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.01.2023, 20:46

Princi Harry ka zbuluar se ai ka vrarë 25 persona kur ishte në krye të detyrës në Afganistan.

Në librin e tij autobiografik "Spare", Duka i Sussex-it thotë se gjatë gjashtë misioneve fluturuese ai iu mori jetën 25 njerëzve dhe për këtë ai thotë se nuk është as krenar dhe as i turpëruar. Ai thotë se, në vrullin e betejës, ai nuk i mendonte 25-të personat si “njerëz”, por përkundrazi si “gurë shahu” që ishin hequr nga tabela.

Nuk është e mundur të vrasësh dikë "nëse e sheh si person". Unë kam vrarë 25 persona. Nuk është një numër që më mbush me kënaqësi, por as nuk më vë në siklet.

Është hera e parë që Princi, 38 vjeç, ka diskutuar për numrin e luftëtarëve talebanë që vrau gjatë shërbimit të tij ushtarak dhe ka të ngjarë të rrisë shqetësimin për sigurinë e tij personale. Princi është konsideruar prej kohësh si një objektiv terrorist jo vetëm për shkak të statusit të tij mbretëror, por edhe për shkak të dy dislokimeve të tij në Afganistan, të cilat e kanë bërë atë një objektiv të grupeve terroriste islamike.

Vitin e kaluar ai ndërmori veprime ligjore lidhur me vendimin e Ministrisë së Brendshme për të mos ofruar mbrojtje të plotë policore për të dhe familjen e tij kur vizitonte Mbretërinë e Bashkuar. Avokati i tij tha se ai "nuk ndihet i sigurt" kur është në Mbretërinë e Bashkuar, pasi kishte humbur sigurinë e tij të financuar nga taksapaguesit kur ai dhe gruaja e tij hoqën dorë nga detyrat mbretërore.

Libri i tij autobiografik tij pritet të publikohet më 10 janar, por tashmë ka dalë në shitje në Spanjë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit