“Krahu i djathtë i Ramës”/ Kryetari i Bordit të RTSH-së, në kërkim të 5 shtatave në kazino?!

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 05.01.2023, 19:12

Kryetari i Bordit të Radio Televizionit Shqiptar, Leka Bungo, dyshohet se është fotografuar në një kazino në kryeqytet. Fotot janë publikuar nga aktivisti Ervis Zholi, i cili thotë se darkave heqin kollaret dhe shtrihen sipër tavolinave të pokerit këta intelektualët e djegur për bixhoz. Duket se Bungo është në pritje të 5 shtatave pasi rroga nga taksat e shqiptarëve nuk i del. E ndoshta me lekët e shqiptarët, të përfituara ndonjë tender anonim siç kemi parë së fundmi në RTSH, Leka Bungo po shijon veset në orët e vona të natës.

Sipas disa dëshmive, Leka Bungo njihet nga të gjithë si një mik i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, pasi nën “petkun” e artistit ai i ka ofruar mbështetje kreut të qeverisë për të prishur Teatrin Kombëtar. Këshilli Drejtues i RTSH-së është organi kryesor vendimmarrës dhe përbëhet nga 10 anëtarë dhe kryetari të cilët zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë.

Kujtojmë që Rama në ditët e para të vitit të ri 2023 i shtroi një darkë një grupi artistësh dhe pensionistësh ku nuk munguan fotot me mikun e tij Leka Bungon që së fundmi është shfaqur duke luajtur kazino. Nuk është herë e parë që drejtues të lartë të institucioneve përtej kollares serioze që ofron ekrani i vogël i televizionit, në realitet shfaqin veset e tyre të kumarit, bixhozit dhe alkoolit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit