Aludimet për krisje të marrëdhënies me Ronaldon/ Georgina poston foton e disa viteve më parë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 05.01.2023, 17:54

Ditët e fundit është aluduar se marrëdhënia e Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez po kalon një krizë. Po ashtu u tha se shkak për këtë u bë transferimi i Ronaldos te skuadra e Arabisë Saudote.

Por Georgina Rodriguez duke lexuar këto publikime ka dashur të përgjigjet në mënyrën e saj përmes llogarisë personale në Instagram.

Partnerja 28-vjeçare e futbollistit dhe nënë e dy fëmijëve të tij, i është përgjigjur në mënyrën e saj asaj që po dëgjohet, duke dashur t'i japë fund thashethemeve për ndarje.

Ajo ka postuar dy foto në historinë e saj në Instagram ku shfaqet me Cristianon në fillim të lidhjes së tyre, duke shkruar: “Kur isha 22 vjeç takova dashurinë e jetës sime” dhe “sa të bukur ishim”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit