23-vjeçari shqiptar kapet brenda shtëpisë së barit në Manchester: Kam 5 mijë £ borxh, do më vrasin!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.01.2023, 17:24

Një emigrant ilegal nga Shqipëria është dënuar me burg pasi u kap nga policia në një fermë kanabisi në Oldham, Manchester.

Renato Zykaj, 23 vjeç u dënua me nëntë muaj burg pasi u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit. Shqiptari u arrestua më 10 gusht 2021 kur policia sulmoi një shtëpi me tarraca në Oxford Street në Oldham. Aty policia gjeti Zykajn dhe bimë kanabisi të përhapura në tre katet e banesës.m Oficerët sekuestruan gjithsej 79 bimë nga kati përdhes, kati i parë dhe papafingo dhe gjetën pajisje për kultivimin e kanabisit duke përfshirë edhe pleh. Shtëpia ishte e pajisur me sisteme ndriçimi, ngrohje dhe ajrimi.

Zykaj, me origjinë nga Shqipëria pagoi para për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar si emigrant i paligjshëm në prill 2021 dhe mori hua 5000 £ nga një tjetër shqiptar. Zykaj punonte në fermën e kanabisit për të shlyer borxhin. Ai paguhej 300 £ në javë për të jetuar brenda dhe personi të cilit i kishte marrë paratë borxh e kërcënonte se do ta vriste nëse borxhi nuk shlyhej.

Avokati mbrojtës tha se Zykaj nuk kishte dënime të mëparshme dhe nuk po fitonte mjaftueshëm në ndërtim për të jetuar dhe paguar për kujdesin mjekësor që merrnin prindërit e tij. Ai shtoi se Zykaj e ka kryer veprën penale për t'u “kujdesur për familjen e tij në shtëpi”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit