Vinçi rrëzon materialet e ndërtimit mbi punëtorët që flinin, 6 të vdekur në Turqi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.01.2023, 16:23

Në Izmir të Turqisë ka ndodhur një tragjedi ku një vinç i ngarkuar me materiale ndërtimi ka kaluar pranë një vendi ku po pushonin disa punëtorë. Marterialet janë shkëputur nga mjeti dhe kanë rënë sipër punëtorëve duke u shkaktuar atyre vdekjen e menjëhershme.

Dy persona të tjerë mbetën të plagosur pasi metali dhe mbeturinat e lira ranë në çatinë e një konvikti të improvizuar në vendin e ndërtimit në Bornova, Izmir, Turqi. Incidenti tronditës ndodhi kur krahu i vinçit 300 metra i gjatë u këput ndërsa ngrinte materialin e ndërtimit, me përmbajtjen që më pas ra në kontejnerin poshtë ku strehonte burrat.

Mediat lokale raportuan për një numër arrestimesh pas incidentit. Pronari i firmës së ndërtimit Emrullah Yolci, shefi i kantierit Muhammet Fatih Yolci, oficeri i sigurisë në punë Fikret Kamil Aydin dhe pronari i firmës së vinçave Irfan Kasirga u arrestuan të gjithë pas akuzave për neglizhencë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit