Një varkë patrulluese e Rojës Bregdetare greke është ngacmuar nga një mjet lundrues turk në det gjatë orëve të mëngjesit të sotëm, teksa po kryente shërbimin e porositur për të identifikuar tre anije peshkimi turke në zonën detare në juglindje të ishullit Farmakonisi, brenda ujërave territoriale greke.
Sipas të dhënave të rojes bregdetare greke, mjeti lundrues turk ka kryer manovra të rrezikshme me qëllim përplasjen e mjetit lundrues të Rojës Bregdetare. Në fakt, gjatë këtyre manovrave të rrezikshme, mjeti lundrues turk për pak ka goditur skajin e anijes greke.
Kështu ekuipazhi i anijes së Rojës Bregdetare greke u detyrua të bënte të shtëna paralajmëruese në një zonë të sigurt dhe anija turke u largua nga vendi i ngjarjes duke u nisur nga lindja drejt bregdetit turk.