Masazhi në Shqipëri është një koncept që miksohet me ekspozimin e masazhatoreve seksi në rrjetet sociale me qëllim joshjen e klientelës.
Pozat seksi në pozicione të ndryshme provokative, veshjet vulgare e zhveshja deri në ekstrem është ideja e pronarëve për të ngritur një qendër masazhi.
Të paktën kjo është ajo çfarë marketojnë në rrjetet sociale me njoftimin “staf i ri” dhe numrin e telefonit poshtë.
Çuditërisht në asnjërin prej postimeve në rrjetet sociale të një qendre masazhesh tek “21 Dhjetori”, nuk jepen benefitet e masazhit dhe vlerat kurative që ai ka, përpos fotove të nxehta ku “stafi i ri” i hipën sipër klientëve.
Qytetarët, të cilët e kanë raportuar masivisht në redaksinë e JOQ Albania ”nxjerrjen në shitje” të vajzave, dukshëm, shprehen të habitur se si një veprimtari e tillë mund të vijojë në qendër të Tiranës pa u vënë nën hetim nga organet policore.