Rrëqethëse/ Dibran Hoxhaj dyshohet se vrau Vis Cengun për një birrë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05.01.2023, 14:47

Dyshohet se shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit nga Kukësi Visart Cengu në Prizren ka qenë një birrë. Është zbardhur dëshmia e njërit prej familjarëve të dy djemve që kishin qenë atë natë me viktimën në tavolinën e klubit “Kobra City” në pronësi të Dibran Hoxhajt.

27-vjeçari Rufgen Shehu mbeti i plagosur nga të shtënat me armë, ndërsa Arben Shehu mundi të shpëtonte pa lëndime. Autor i dyshuar i ngjarjes është pronari i klubit ku të rinjtë kishin konsumuar birra, Dibran Hoxhaj i cili dyshohet se ka qenë personi i cili ka shtirë me armë drejt të rinjve teksa tentonin të largoheshin.

Familjari i djemve ka deklaruar se shkak për vrasjen e Vengut është bërë pagesa prej 100€ për tre birra të cilat djemtë i kishin konsumuar tek “Kobra City” dhe kishin refuzuar të paguanin faturën.

“Shkak është bërë një faturë, jo 400 Euro për darkën, por për tre birra që konsumuan të rinjtë që po ktheheshin për në shtëpi. Debati agravoi duke shkuar te përplasja fizike dhe në fund “Kobra” i ndoqi deri te parkingu dhe i qëlloi në makinë.

Janë zënë për një faturë 100 Euro. Këta (tre djemtë) thoshin janë shumë. Këtu ka nisur sherri. Janë rrahur dhe ai “Kobra” doli pabesisht dhe i qëlloi. Ata nuk kanë qëndruar në lokalin “Kobra” për darkë, por pasi janë kthyer nga darka në një tjetër lokal kanë kaluar aty dhe kanë ndaluar për të pirë një birrë.

E pimë, s’e pimë ndonjë birrë, kot këmbëngulën. Qëndruan vetëm 5 minuta. Janë ngatërruar për faturën në fund. Janë zënë brenda dhe dolën për të ikur. Më pas ai (Kobra) i qëlloi pabesisht në momentin që po iknin.

Përplasja ishte me personelin më pas “Kobra” i qëlloi te parkingu kur po iknin. Mbyllën dyert e makinës dhe tentuan të iknin, ai i ndoqi dhe i qëlloi. Nuk kanë pasur asnjë konflikt tjetër”-deklaroi familjari i njërit prej dy djemve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit