Të flasësh me vete është sinonim i gjeniut, tregon se ke inteligjencë të lartë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.01.2023, 14:37

Shpesh ndodh që njerëzit të flasin me vete me mendjen e tyre, por edhe me zë të lartë. Për disa kjo mund të duket si budallallëk, por studimet dhe hulumtimet konfirmojnë se kjo është një karakteristikë e njerëzve inteligjentë. Të flasësh me veten është shumë normale si dhe diçka e zakontë. Të folurit me vete nuk është një tipar që domosdoshmërisht e lëmë pas me rritjen tonë, apo një shenjë e një sëmundjeve mendore, është më e zakontë se sa mund ta imagjinojmë.

Shkenca thotë se të flasësh me veten është sinonim i gjeniut dhe kjo shihet tek një studim i botuar në revistën Taylor & Francis Online të eksperimenteve psikologjike, ku Dr. Daniel Swigley dhe Dr. Gary Lupya pohojnë se të folurit vetëm e bën trurin më efikas. Të folurit vetëm ndihmon për të njohur dhe kuptuar botën, stimulon kujtesën dhe të mësuarit. Pas eksperimentit, psikologët Swigley dhe Lupya, kanë treguar se si përsëritja e fjalëve me zë të lartë rrit përqendrimin dhe konceptet memorizohen më mirë. Në këtë mënyrë fitohet inteligjenca dhe vetëvlerësimi! Për më tepër, ata argumentojnë se shprehja e problemeve tek vetja lehtëson ankthin , ndihmon në uljen e vështirësive duke kuptuar se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë jo, dhe lejon që të gjenden zgjidhje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit