Meshës së funeralit të Papa Benediktit i erdhi fundi, trupi pritet të varroset në vendin e prehjes së Papa Gjon Palit II

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.01.2023, 12:42

Në datë 31 dhjetor 2022, ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare Jozef Ratzinger, Papa Benedikti XVI. Trupi i Benediktit XVI tani do të kthehet në Bazilikën e Shën Pjetrit për një shërbim privat, pasi meshës së funeralit publik po i afrohet fundit përpara varrimit.

Në Bazilikë, trupi i Papës do të vendoset brenda një arkivol zinku përpara se të futet në një arkivol më të madh prej druri dhe më pas do të varroset në një varrezë të gjerë nëntokësore ose një kriptë nën bazilikën, e njohur si Grottoes e Vatikanit, e cila strehon varret e disa papëve.

Eshtrat e tij do të vendosen në atë që dikur ishte vendi i prehjes së Papa Gjon Palit II përpara se trupi i tij të zhvendosej pasi u lumturua në 2011. Kujtojmë se më 11 shkurt 2013, Papa Benedikti njoftoi dorëheqjen e tij "nga ministria e peshkopit të Romës".

Ish Papa ishte i teti që hoqi dorë nga ministria Petrine. Papa Benedikti XVI ka ndërruar jetë në rezidencën e tij në Vatikan në moshën 95-vjeçare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit