E humbi kur ishte 16-vjeç, gruaja gjen kuletën pas 55 vitesh

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.01.2023, 11:49

Sharon Day, një grua nga Virxhinia Perëndimore ka gjetur kuletën e saj të humbur në vitin 1968. Ajo tha se ishte 16 vjeç kur humbi kuletën e saj në shkollë, por e gjeti pas 55 vitesh. Gruaja tha se nuk priste kurrë ta gjente më, pasi shkolla u mbyll në vitin 2019, por punëtorët e “New River Contracting” ishin ata që gjetën kuletën, teksa po rinovonin ndërtesën për t’u bërë apartamente. Bradley Scott, pronar i kompanisë kontraktuese, tha se ndërtesa ishte mbyllur për dekada dhe përmbante disa sende të tjera të humbura prej kohësh.

“Kishte disa bileta të vjetra pranimi në një ndeshje boksi dhe disa gjëra të tjera, që të gjitha ranë nga atje kur ne e hapëm për herë të parë në 100 vjet”, tha Scott për WVVA-TV.

Scott përdori rrjetet sociale për të gjetur gjurmët e pronarit të kuletës.

“Me të gjitha fotot e kuletës dhe emrat në pjesën e pasme të fotove, me një kartë të sigurimeve shoqërore në të thashë me vete ‘mendoj se mund ta gjejmë në të vërtetë këtë person’”, u shpreh ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit