“Mu nxi jeta, s’po na qesh fëmija”/ Vuajtjet e Gëzim Nezirit me fajdexhinjtë, gjykata zvarrit çështjen

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05.01.2023, 11:14

"Mu nxi jeta, nuk po nabuzëqesh njëherë as gruaja, as fëmija. Jemi të gjithë të stresuar"!

Këto janë fjalët e Gëzim Nezirit, pas më shumë se afro tre muaj nga intervista e parë në JOQ ALBANIA.

Në një intervistë ekskluzive për JOQ, ai tregoi se fajdexhiu kërkon që t’i marrë pronën prej 700 mijë euro, pavarësisht se Neziri i ka dhënë paratë.

Qytetari nga Babrroi tregon se pas intervistës në JOQ, çështja është hapur sërish, por askush nuk po e merr seriozisht. Për më tepër, ai tregon se të gjithë po i vihen mbrapa, pasi fajdexhinjtë kanë mbështetje të fortë.

Gëzimi tregon se nuk po lihet rehat nga policia bashkiake, pasi tashmë është i detyruar që të shesë në rrugë.

Për më tepër, rrëfen se gjykata po i zvarrit çështjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit