Babain e Albano Velos, të akuzuarit për vrasjen e Edmond Papës e vënë nën hetim

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05.01.2023, 10:52

Muhamet Rrumbullaku pezulloi nga detyra Dilaver Velon, babain e Alban Velos, të arrestuar si organizator i vrasjes së biznesmenit Edmond Papa. Për më tepër efektivi i komisariatit nr.4 në kryeqytet Velo do të vihet nën hetim pasuror nga Prokuroria e Tiranës dhe AMP nëse ka patur rol në aktiviterin kriminal të të birit.

Mbi të do të kryhen verifikime nëse ka pasur dijeni për aktivitetin e të birit e nëse i ka lehtësuar kushtet për tu larguar nga vendi pas vrasjes e po ashtu edhe hetime pasurore.

30-vjeçari Albano Velo ka mohuar akuzat mbi vrasjen duke thënë se ka qenë në Itali dhe ishte kthyer dy ditë para ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit