“Politika e prishi drejtësinë, ata lart janë të paprekshëm”,  ish-presidenti Moisiu “shuplakë” qeverisë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 05.01.2023, 10:05

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ishte President i Republikës për një mandat, por pas kësaj vendosi t’i qëndrojë larg politikës. Pas shumë vitesh nga koha e të qenit president, mendimi i Moisiut për politikën nuk ka ndryshuar.

Ai shprehet se politikanët tanë janë pa ideal dhe nuk e duan vendin dhe atdheun e tyre. Ai shprehet se nuk i beson më drejtësisë dhe se në burg duhet të ishin koka shteti e jo mjekë apo policë. Sipas tij, kokat e larta të shtetit nuk preken ende.

“Ne duhet të bëjmë një revolucion në drejtësi dhe ajo që u bë, ishte revolucion. Politika e prishi drejtësinë, pse e prishi? Sepse i duhesh që abuzimet të mos dalin sheshit.

Çon në burg policin, infermierin, mjekun, një sekretar, etj, por ministri, kryeministri, deputeti, ata janë të paprekshëm. Kështu nuk bëhet. Populli thotë ‘peshku qelbet nga koka’. E pra duhet të pastrohet koka”, u shpreh Moisiu.

Ai tha ndër të tjera se politika është mision dhe ai që futet në politikë duhet t’i shërbejë vendit dhe jo të punojë për interesat e veta. “Unë kam propozuar që politika duhet të bëjë një pakt. Të vendosë nivelin e ndryshimit. Ndryshimi i pushtetit nuk mund të jetë ndryshimi i shtetit.

Politika është mision, nëse hyn duhet t’i shërbesh vendit. Është njësoj si ne, që u futëm në luftë. Shokët e mi janë vrarë, por nuk u vranë për tu bërë ministra, u vranë për atdheun.

Duhet vërtet që të kemi një idealizëm. Politikani duhet të jetë idealist, idealist ndaj vendit tënd. Korrupsioni është gangrena e një vendi. Ne e kemi në nivelet më të larta. Politikanët nuk janë ulur dhe të thonë pse vjedhin”, tha Moisiu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit