Tunizianët me thika e hanxharë ‘i zënë derën’ familjes shqiptare në Itali

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.01.2023, 09:38

Një sherr me thika është regjistruar në Itali. Një familje shqiptare është sulmuar nga një grup tunizianësh. Pesë persona, të gjithë me origjinë tuniziane dhe me hanxharë e thika në duar kanë shkuar në dyert e familjes shqiptare një ditë më parë.

Në vendngjarje, pak pas orës 16.30, kanë mbërritur makinat e policisë, ekipet e repartit të reagimit emergjent, karabinierët dhe efektivët e policisë, por tunizianët ishin arratisur. Deri më tani nuk raportohet për të plagosur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit