Ishte xheloz/ Roja e sigurisë në Itali vret të dashurën 23-vjeçare në gjumë, më pas qëllon veten

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.01.2023, 07:58

I riu italian Andrea Corvaia vrau me armë zjarri të dashurën e tij Giulia Donato 23-vjeçe për shkaqe xhelozie. Pasi i mori jetën vajzës, 32-vjeçari më pas qëlloi veten dhe u vetëvra. Djali që i mori jetën vajzës ishte roje sigurie dhe i mori jetën me pistoletën e shërbimit.

Dy të rinjtë kishin një lidhje sentimentale e nisur pranverën e kaluar, por nuk u kishte ecur mirë duke pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme që javët e fundit gjithnjë e më të shpeshta. Këtë pasdite kishin pasur edhe një tjetër debat.

Sherri i fundit, ai i pasdites së sotme, pati epilogun më tragjik dhe më të padrejtë; Giulia u vra me pistoletë në dhomën e saj të gjumit, ndoshta teksa ishte duke fjetur, ku i dashuri i saj i mori jetën me një të shtënë në gojë. Giulia, e lindur në mars 1999, ndau fillimin e lidhjes së saj me Andrean në rrjetet sociale majin e kaluar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit