Punësimi në shtet është zgjeruar me 13.3% gjatë 2014-2022, rritet në prag fushatash zgjedhore

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.01.2023, 07:36

Punësimi në administratën publike është rritur në mënyrë të shpejtë gjatë dekadës së fundit, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të reduktuar numrin e ministrive dhe për të rritur produktivitetin e punës.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në fund 6-mujorit të parë arriti në 185,696 persona nga rreth 163,885 që u gjeten në vitin 2014. Sipas Monitor të dhëna më të detajuara nga raportimet zyrtare tregojnë se administrata publike është fryrë me disa funksione të reja, por ndërkohë rritja më e madhe ka ndodhur në ndërmarrjet e ujësjellësit në pushtetit vendor.

Valët e rritjes së punësimit në shtet kanë rriten në prag fushatash zgjedhore,. Psh vitin e kaluar në vitin 2021 kur ishin zgjedhjet e përgjithshme parlamentare punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me rreth 8 mijë persona ose me 4% brenda një viti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit