Arabët trajtojnë si “mbret” Ronaldon: I japin rezidencë me 8 dhoma gjumi, ujëvarë, pishinë olimpike dhe 5 makina

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.01.2023, 22:08

Cristiano Ronaldo ka nënshkruar para pak ditësh me klubin e Arabisë Saudite Al-Nasr. Portugezin e pret luksi maksimal në Mbretërinë e Arabisë Saudite pasi rezidenca ku pritet të banojë ka një çmim rreth 14 milionë dollarë.

Rezidenca ku do të jetojë Ronaldo ndodhet në kryeqytetin Riad, një atraksion i madh artistik, muzikor dhe kulturor për të gjithë botën. Kjo rezidencë mbretërore në emër të Ronaldos përfshin 8 dhoma gjumi, një ujëvarë, sipërfaqe të gjelbra të mëdha, një pishinë me specifika olimpike, 3 vila, dhe nje ambjent kryesor privat. Brenda rezidencës ka bowling, bilardo, 2 palestra dhe 3 restorante, fushë futbolli dhe basketbolli.

Gjithashtu brenda në rezidencë janë 3 kompani sigurie të plota, një dyqani privat, supermarket dhe kompleksi lojërash. Rezidenca përfshin edhe akomodime për shoferët dhe stafin e shërbimit.

Kostoja e pallatit ishte afërsisht 12.2 milionë paund, ekuivalente me 14 milionë dollarë amerikanë dhe lojtari portugez dhe familja e tij u zhvendosën në pallat dje në mbrëmje. Disa gazeta sportive saudite thonë se lojtari portugez do të marrë 5 makina luksoze, në kuadër të kontratës së tij me skuadrën Al-Nasr.

Kjo rezidencë mbretërore ka të ngjarë të jetë banesa e Ronaldos për të paktën dy vjet e gjysmë në Arabinë Saudite. Ronaldo po mendon të blejë një rezidencë në një pallat tjetër në lagjen Al-Nakhil, zonë e famshme për shkollat ​​e saj ndërkombëtare e nevojshme për fëmijët e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit