Po ktheheshin nga një vizitë familjare/ Aksidenti me 3 viktima: “Benzi 240” dyshohet se i preu rrugën makinës me targa angleze

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.01.2023, 21:05

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë në vendin e quajtur 'Ura e Gjoricës'.

Nga përplasja kokë më kokë e dy automjeteve ‘Benz 240’ dhe një mjeti me targa angleze kanë humbur jetën 3 anëtarët e familjes Istrefi(Dehari): Kujtim Istrefi, vëllai i tij Murat Istrefi dhe Lulëzime Istrefi(bashkëshortja e Kujtimit).

Në makinën tip "Bnez 240" udhëtonin dy vëllezërit Istrefi(Dehari) me bashkëshortet Lulëzime dhe Firuze. Ndërkohë në automjetin me targa angleze udhëtonin shtetasit Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 29 vjeç, Kadrie Markeçi, 19-vjeçe.

Ka dyshime se mjeti tip “Benz 240” ku udhëtonte familja Istrefi ka dalë nga një rrugë dytësore nga fshati Gjoricë ku kishin qenë për vizitë. Në momentin që kanë hyrë në rrugën nacionale i kanë prerë rrugën mjetit me targa angleze.

Për shkak të shpejtësisë tejet të lartë "Benzi 240" ku udhëtonin anëtarët e familjes Istrefi(Dehari) është ndarë në 2 pjesë.

Të vdekur:

1. Kujtim Istrefi ( Dehari ) – 57 vjeç (Maqellarë – Dibër)

2. Murat Istrefi (Dehari) – 76 vjeç (Maqellarë – Dibër)

3. Lulëzime Istrefi (Dehari) – 45 vjeç (Maqellarë – Dibër)

Të plagosur:

1. Mërgim Lazri – 25 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër)

2. Edison Lazri – 29 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër)

3. Firuze Istrefi – 56 vjeç (Maqellarë – Dibër)

4. Kadrie Markeçi – 19 vjeç (Shupenzë -Dibër)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit