Edi Rama i jep Armand Lilos, kunatit të Fatmir Xhafës leje ndërtimi për kompleks

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.01.2023, 21:45

Këshilli Kombëtar i Territorit i ka miratuar Edi Ramës më 28 Dhjetor 2022 leje ndërtimi për kompleks pallatesh në Tiranë për kompaninë “Arlis Ndërtim” të kunatit të Fatmir Xhafës, Armand Lilo dhe ortakut të tij Altin Çelës.

Nëse e keni të paqartë ta rikujtoni si personazh, Lilo është i njëjti ndërtues i kullës në qendër të Tiranës përballë zyrës së Erion Veliajt, “Eyes of Tirana”, me 7 kate pa leje, të cilën ia bleu klientit të Edi Ramës, Artan Dulakut.

NJOFTIMI I QEVERISË “Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks multifunksional Hometown”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekte zhvillues shoqëritë “Arlis Ndërtim” sh.p.k dhe “Epoch Construction” sh.p.k”.

SPAK është ende me festimet e Vitit të Ri, teksa kunatit të Xhafës iu dhurua një leje ndërtimi si dhuratë për festa. Për katet pa leje nuk ka nisur asnjë hetim, teksa qytetarët e thjeshtë burgosen për një avlli.

Duket se Lilo ka krah të fortë bashkëshortin e kushërirës së tij, Fatmir Xhafajn i cili është aleat i fortë me kryebashkiakun.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit