Franca i jep ultimatum shqiptarit që i shpëtoi jetën 8-vjeçarit: Largohu brenda 1 muaji bashkë me familjen

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.01.2023, 19:29

Një shtetas shqiptar i cili një vit më parë u bë hero duke shpëtuar një tetëvjeçar nga flakët është urdhëruar të largohet nga Franca menjëherë. Roland Aliu, pasi shpëtoi një tetëvjeçar nga flakët në Poitiers shpresoi për një leje qëndrimi nga shteti francez pasi qendron ilegalisht aty.

Por kur ka kaluar pothuajse një vit që nga shkurti 2022, shqiptari dhe familja e tij duhet të largohen nga shteti francez brenda një muaji.

Për heroizmin e tij, ai ishte vlerësuar me një medalje ari nga shpëtimtarët e Vienne dhe shpresonte të merrte një leje qëndrimi pas disa refuzimeve të vazhdueshme. Në atë kohë, Ministri i Brendshëm Gérard Darmanin la të kuptohet se i riu shqiptar do të siguronte një leje qëndrimi. Por që atëherë, nuk ka asnjë lajm pozitiv, dhe familja e Aliut duhet të largohen nga territori francez brenda një muaji.

Për të mbështetur shqiptarin, më 7 janar do të organizohet një tubim përpara prefekturës së Vienne.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit