Tjetër skandal në Durrës/ Betonierja hedh mbetjet në breg të detit

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 04.01.2023, 19:08

Nuk kanë të sosur skandalet në Durrës.

Pak më parë JOQ Albania publikoi skandalin nga spitali i këtij qyteti, ku mjeku merr 50 mijë lekë në xhep dhe qytetarja regjistrohet sikur ka dhënë gjak në bankën e gjakut, ndërsa skandali i radhës vjen nga bregdeti.

Në një video që ka mbërritur në redaksinë tonë shihet një betoniere e cila derdh mbetjet e betonit në bregun e detit.

Kjo vetëm në vendin tonë ndodh që betonieret derdhin mbetjet aty ku qytetarët ecin çdo ditë, apo ka nga ata që frekuentojnë detin në dimër dhe hasen me këto mbetje.

View this post on Instagram

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit