Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, dyshohet për dy viktima

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.01.2023, 18:47

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Arbrit. Ka dyshime se në këtë aksident të ndodhur në afërsi të urës Qeranecit janë përfshirë dy makina.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur autoambulancat dhe zjarrfikëset pasi dyshohet për dy viktima dhe të plagosur.

Ende nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në aksident.

Vijon...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit