90 minuta konferencë/ Kryeministri Sunak përmend 4 herë Shqipërinë, ja çfarë ndodh me emigrantët

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 04.01.2023, 17:45

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka mbajtur një konferencë të përgjithshme për prioritetet që ai do të ketë përgjatë vitit 2023. Gjatë konferencës së tij që zgjati më shumë se 90 minuta, kryeministri e përmendi Shqipërinë rreth 4 herë. Kjo për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që po hyjnë në Angli, dhe kostove që qeveria e Sunak po përballon për akomodimin e tyre por dhe emigrantëve të tjerë.

Gjatë fjalimit, Sunak është treguar i prerë se masat e ndërmarra dhe marrëveshjet e nënshkruara me Francën dhe Shqipërinë, sipas tij do të frenojnë emigrimin. Pika kryesore do të jetë patrullimi i autoriteteve franceze, i cili është shtuar në numër. Më tej kreministri përmendi edhe procesin e përshpejtuar të kthimit në Shqipëri të çdo emigranti.

“Marrëveshja me Francën do të thotë se po bëhen 40% më shumë patrulla. Marrëveshja me Shqipërinë do ta bëjë më të lehtë kthimin atje. Nëse vijnë këtu ilegalisht nuk mund të qëndrojnë, por do të ndalohen dhe do të kthehen” – tha Rishi Sunak.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit