Asnjë drejtor në burg/ Ujësjellësit kanë 190 mln euro borxhe për energjinë e papaguar

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 04.01.2023, 17:07

A e dini se përse në disa qytete të Shqipërisë nuk ka ujë 24 orë? Jo se Shqipëria nuk ka burime ujore por sepse kompanitë e ujësjellësave nuk kanë energji elektrike 24 orë për të ndezur motorët e furnizimit. Ky është edhe dyshimi kryesor se përse qytetarët nuk kanë ujë në rrubineta, gjë që vërtetohet edhe nga një fakt.

Të gjithë ujësjellësit në vend duhet të paguajnë 190 mln euro për OSHEE-në. Borxhi i grumbulluar nga moshlyerja e faturave të energjisë elektrike u rrit me 30 mln euro në vitin 2022. Shifra është e lartë në raport me vitet e kaluara, madje një dekadë më parë faturat a papaguara arrinin në 30 mln euro. Debitorët më të mëdhenj janë Durrësi, Vlora e Patosi, të cilat bashkë me ndërmarrjet në Fier dhe Kavajë kanë 70% të borxhit të përgjithshëm.

Nisur nga kjo situatë, institucionet e drejtësisë nuk kanë hapur hetime në lidhje me arsyen se përse Ujësjellësit nuk paguajnë energjinë elektrike me paratë që mbledhin nga shpërndarja e ujit te qytetarët. Të vetmit drejtor të ujësjellësave të arrestuar janë ai i Ersekës që kërcënoi me armë një person dhe ai i Kurbinit që kërkohej nga Spanja për vjedhje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit