Akuzohet për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, ky është Andrea Bode

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.01.2023, 16:41

Personi në foto është Andrea Bode, 44-vjeçari nga Berati. Ky i fundit dyshohet se ka pasur rolin e qitësit në vrasjen e Edmond Papës te Komuna e Parisit në Tiranë. Sipas mediave pas krimit, ai është larguar nga vendi i ngjarjes,ndërsa ka dyshime se mund të jetë larguar jashtë vendit ilegalisht, pasi në sistemin TIMS nuk figuron që të ketë dalë në ndonjë nga pikat e kalimit kufitar.

Papa mbeti i vdekur pas të shtënave me armë zjarri në një lokal të Tiranës, teksa ka disa prona në zonën e Ksamilit në Sarandë. Viktima u qëllua me armë 6-7 herë ndërsa me urgjencë u dërgua në spitalin e Traumës, por për fat të keq, nuk u mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

Bëhet e ditur nga mediat se Bode është biznesmen dhe ka një kompani në Korçë, të hapur në vitin 2020 e cila merret me import dhe eksport, tregtim me shumicë dhe me pakicë të ujit të pijshëm, depozitimin dhe transportin e ujit të pijshëm dhe pijeve të tjera joalkoolike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit