“Albano Velo ka mbajtur nën vëzhgim Papën që në nëntor”, dyshohet se vrasjen e ka kryer bashkëpunëtori i tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.01.2023, 16:20

Pak ditë më parë, Policia arrestoi 30-vjeçarin Albano Velo, pasi akuzohet si autori i vrasjes së biznesmenit Edmond Papa pak javë më parë.

Velo akuzohet si autor i vrasjes ndërsa një 44-vjeçar me iniciale A.B është shpallur në kërkim pasi dyshohet se është bashkëpunëtori i tij. Në dëshminë e tij para hetuesve, Velo ka mohuar vrasjen e Papës, por sipas gazetares Klodiana Lala ai ka mbajtur nën vëzhgim biznesmenin që në muajin nëntor. Sipas saj 30-vjeçari Velo është kapur mat në pamjet filmike të kamerave të sigurisë së bizneseve.

Gazetarja thotë se ngjarja mendohet të ketë ndodhur si shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt.

Albano Velo është autori i dyshuar, ndërsa Dilaver Velo babai i tij është pezulluar si polic. Velo dyshohet se ka bashkëpunuar me Sadikajn. Në muajin nëntor Velo ka filluar të thurë planin për ekzekutimin e Papës. Velo shfaqet ditë pas dite me automjetin e tij në lagje. Ai e ka survejuar viktimën që nga muaji nëntor. Ndërsa ngjarja është kundërpërgjigje për vrasjen e Sadikajt. Ai shfaqet me automjetin e tij pak para ngjarjes dhe me ekzekutuesin e tij pasi është urdhëruesi dhe jo ekzekutuesi, pasi 44-vjeçari e ka vrarë Papën. Ai ka treguar dhe një detaj se ekzekutori pasi e qëlloi me 9 plumba u kap mat nga pamjet filmike, por dhe nga disa gjurmë të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit