“Më lëshoi dorën dhe ra në ujë”/ Flet 29-vjeçarja që mbyti foshnjën e saj në lumë. Ishte shtruar 10 herë në Psikiatri

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 04.01.2023, 16:09

Nuk e vrava fëmijën, ai u zvarrit dhe ra në ujë”, këtë ka thënë para autoriteteve, nëna 29-vjeçare që akuzohet se ka vrarë foshnjën e saj në natën e ndërrimit të viteve, duke e hedhur në ujërat e ftohta të lumit Aliakmonas, në Veria.

Gruaja 29-vjeçare, e cila akuzohet për vrasje nga pakujdesia, dyshohet se u tha autoriteteve se: “e vërteta është që vogëlushja u zvarrit dhe ra në lumë. E kisha në këmbë, më lëshoi duart dhe më ra në ujë. Nuk mund të hidhesha në ujë për ta nxjerrë jashtë. Më akuzojnë për gjëra që nuk i kam bërë. E doja shumë foshnjën time.”

Sot gjykata e Verias vendosi ta lërë në paraburgim, ndërsa po sot foshnja do të festonte ditëlindjen e saj të parë.

29 vjeçarja vuante nga shëndeti mendor

Vëllai i të akuzuarës ka përmendur se “ajo e donte shumë fëmijën e saj, flinte me të. Nuk e di se çfarë e shtyu drejt këtij akti”. Po ashtu ai shtoi se ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte bërë seanca në shtëpi me një psikiatër, por së fundmi i kishte ndërprerë vizitat.

Ai tregon se kur ajo u largua nga shtëpia me foshnjën në natën e ndërrimit të viteve, nuk u tha familjarëve se ku po shkonte .

Kur u kthye pa fëmijën, gjyshi thirri menjëherë policinë. Ajo nuk na thoshte se ku është fëmija, por thoshte është mirë dhe ne menduam se ishte me babain e saj”, tha ai.

Sipas tij, 29-vjeçarja ishte shtruar 10 herë në të kaluarën në një Klinikë Psikiatrike dhe herën e fundit kur ishte shtruar ishte shtatzënë.

Sipas informacioneve, familja po përgatitej të festonte nesër ditëlindjen e foshnjës dhe 29-vjeçari kishte blerë dhurata dhe rroba për fëmijën. E akuzuara, në një telefonatë që ka pasur me familjen të martën në mëngjes, thuhet se e ka pyetur nënën e saj: "Ku është djali im i vogël? Ku është djali im i vogël?" dhe dukej se nuk e kuptonte se çfarë kishte ndodhur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit