Shqiptarja zgjidhet shkencëtarja më e re e suksesshme në Austri, nderohet me çmimin ‘Hedy Lamarr Prize’

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.01.2023, 16:11

Shqiptarja Shqiponja Ahmetaj nga Elbasani është zgjedhur shkencëtarja më e re e suksesshme në Austri. Vajza ka fituar çmimin “Hedy Lamarr Prize” duke u cilësuar si shkencëtarja e vitit. Shqiponja u largua nga Elbasani, kur ishte 18 vjeç dhe vazhdoi studimet në Shën Petersburg. Pasi përfundoi studimet Bachelor në Rusi, shqiptarja fitoi një bursë nga Komisioni Evropian për programin “European Master’s Program in Computational Logic“ (EMCL).

Në vitin 2011, Shqiponja bijë e dy intelektualëve elbasanas, Mejreme dhe Shemun Ahmetaj, nisi studimet Master në Universitetin Teknik ne Dresden të Gjermanisë, teksa semestrin e dytë e përfundoi në Free University of Bolzano të Italisë. Ndërsa, vitin e dytë të studimeve, Shqiponja zgjodhi të shkojë në Vjenë, ku vazhdon të vijojë studimet e pos-doktoratës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit