Çekia asgjëson 750.000 pula për shkak të gripit të shpendëve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.01.2023, 15:42

Në Republikën Çeke një fermë ka urdhëruar asgjësimin e 750.000 pulave – 15 për qind të totalit të pulave në gjithë shtetin – teksa Evropa po tenton që të frenojë shpërthimin më të madh të gripit të shpendëve ndonjëherë, thanë autoritetet më 4 janar.

Sipas REL, ferma e pulave, që ka urdhëruar asgjësimin e shpezëve, gjendet në fshatin Brod nat Tichou, dhe është një prej fermave më të mëdha në Republikën Çeke. Javëve të fundit, disa ferma çeke, po ashtu, janë prekur nga virusi që është duke bërë kërdi në fermat në mbarë Bashkimin Evropian.

“Situata është shumë serioze. Dhjetë raste të shpërthimeve të reja janë regjistruar në dhjetor në Çeki dhe situata është duke u rënduar”, tha përmes një deklarate Administrata Shtetërore e Veterinarisë, SVS.

SVS-ja gjatë këtij viti ka regjistruar katër raste të shpërthimeve të reja dhe çmimi i vezëve është rritur për shkak të asgjësimit të shpezëve në Brod and Tichou.

Muajin e kaluar, fermerët çekë u urdhëruan që t'i mbajnë shpezët e tyre në ambiente të mbyllura me qëllim të parandalimit të virusit mjaft të transmetueshëm H5N1, që mund të transmetohet edhe te njerëzit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit