Doktori jep detaje për gruan që u gjet e vdekur në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.01.2023, 15:19

Shefi i Urgjencës, Avdyl Pacolli ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e dyshimtë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.“Në momentin kur ekipa ka shkuar e ka gjetur atë pa shenja jete.

E ka gjetur në holl të banesës. Në holl të katit të dytë, të banesës. Ekipa mjekësore me të konstatuar vdekjen e ka thirrë shërbimin policor. Gjakderdhje ka pasur, por që plumb diçka nuk më thanë ekipa.

Protezat jashtë gojës, po masa gjaku po”, ka thënë Pacolli, për portalin dukagini.Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante.

“Eshtë gjetur një trup pa shenja jete (femer). Sipas infomatave fillestare nga vendi i ngjarjes rasti ka të beje me vdekje në rrethana te dyshimta, mirëpo Prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore per t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti”.

Ndërkaq, pas ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion.Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e dyshimtë në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se viktima është një grua.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.

Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”, ka thënë Ahmeti.Sipas saj, aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që siç thotë ajo do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.Në vendin e ngjarjes janë parë njësitet mjekësore dhe ajo policore.Rruga ku është gjetur viktima tashmë është bllokuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit