VIDEO/ Dibran Hoxha i fshihet kamerës teksa hyn në gjykatë, dyshohet se zhduku pamjet filmike të lokalit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 04.01.2023, 12:26

Dibran Hoxha, i vetëquajtur si “King Kobra”, dhe pesë të dyshuarit e tjerë kanë mbërritur sot në orën 10:30 në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ku janë njohur me masën e arrestit me burg për sherrin e ndodhur në lokalin “Kobra City”, që përfundoi me vrasjen e Visart Cengut.

Shkak i këtij konflikti dyshohet të ketë qenë pagesa e një fature prej 400 eurosh në lokalin “Kobra City”, në pronësi Dibran Hoxhës. Sipas prokurorisë, Dibran Hoxha ka qëlluar me armë ndaj tre personave, teksa ata po largoheshin nga lokali me automjetin e tyre.

Për pasojë mbeti i vdekur Visart Cengu dhe u plagos në pjesën e gjurit Rufgen Shehu. Dyshohet gjithashtu se Dibran Hoxha ka asgjësuar pamjet filmike, duke zhdukur “DV Archive-n” e kamerave të lokalit të tij, me qëllim që pamjet të mos përdoren si provë.

Gjatë hyrjes në gjykatë ai shihet teksa mbulon fytyrën, i veshur me një xhup të trashë. Ai akuzohet për disa vepra penale, më e rënda e vrasjes së 31-vjeçarit nga Kukësi. Hoxha regjistron edhe raste të tjera të rënda penale, me dosjen e tij, që është mjaft e zgjeruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit