Modelet që promovohen në ekranet shqiptare dhe merren si shembuj nga fëmijët tanë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.01.2023, 11:55

Modelja Kejvina Kthella është padyshim një prej vajzave më të përfolura të këtij edicioni të BBV. Ajo është gjithmonë pjesë e kryetitrave të mediave rozë herë për lidhjet me “djem të këqij” e herë për format e saj.

Kohët e fundit drejt modeles, u sul opinioni publik duke e shigjetuar pas historive të bëra publike në lidhje me Dubain. Por ajo tregoi edhe një herë se “nuk ia ndjen” për komentet e njerëzve dhe ka dhënë një shfaqje të nxehtë duke u larë në dush me bikini.

Pamja e modeles pa makijazh në kamera është komentuar shumë ditët e fundit, teksa e kanë krahasuar me fotot që ajo poston në rrjetet sociale.

Së fundmi duket se Kejvina ka nisur një “luftë” me Efin, një tjetër banore për të cilën modelja u shpreh se “Kur kjo e fundit hante fara në lagje, ajo udhëtonte e shihte botën”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit