Polici me xhama të zinj e kanabis në mjet s’i ndalon kolegëve/ I ati shef në Policinë e Shtetit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.01.2023, 11:19

Sipas informacioneve në media, një efektiv i Policisë Rrugore është vënë në pranga pasi është kapur me një sasi kanabisi. Mësohet se bëhet fjalë për efektivin Renato Feri, i biri i Arian Ferit me pozicion shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ngjarja ka ndodhur në muajin Dhjetor, kur të riut Feri iu bë shenjë të ndalonte tek zona e Pallatit me Shigjeta pasi u pikas nga kolegët e tij duke qarkulluar me shpejtësi tej normave të lejuara me një mjet me xhama të zinj.

Ai jo vetëm që nuk ndaloi duke mos respektuar kolegët e tij, por rriti shpejtësinë dhe iu largua postbllokut. Më pas u ndalua dhe nga mjeti i tij nisi të ofendojë kolegët policë. Feriu iu gjet gjatë kontrollit një sasi kanabis dhe mësohet se është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit.

Nuk dihet nëse për babain e Ferit, shefin në Policinë e Shtetit do zbatohet i njëjti fat që pati babai i Albano Velos, të dyshuarit për vrasjen e Edmond Papës, i cili u pezullua nga Muhamet Rrumbullaku.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit