I shau dhe më pas bëri sherr me kolegët e Shqiponjave, arrestohet polici i Rrugores, iu gjet drogë në makinë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.01.2023, 11:08

Një tjetër polic është arrestuar dhe përjashtuar përfundimisht nga strukturat e ruajtjes së Rendit. Dosja.al ka mësuar se bëhet fjalë për efektivin Renato Feri, pjesë e strukturave të Policisë Rrugore. Arrestimi ka ardhur pas një ndjekjeje këmba këmbës nga efektivët e forcave Shqiponja. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si "Pallati me Shigjeta" në kryeqytet. Në ditët e fundit të muajit dhjetor, Feri po lëvizte me një automjet me xhama të zinj.

Efektivët e Shqiponjave i kanë dhënë shenjë ndalimi, por ai nuk ka ndaluar. Menjëherë ka rritur shpejtësinë dhe ka ulur xhamin nga ku ka sharë dhe ofenduar kolegët. Pasi është larguar, Shqiponjat kanë bërë ndjekjen dhe njoftimin e sallës operative. Ndalimi i tij është bërë në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, aty ku është zbuluar edhe fakti se ai është efektiv i Rrugores. Makina e drejtuar prej tij është kontrolluar nga policët ku është gjetur edhe një sasi lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Renato Feri rezulton gjatë verifikimit se është djali i Arian Ferit, shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit