E trishtë/ I riu në Ferizaj e çon në motel dhe dhunon seksualisht të miturën, videon e publikon në Tik-Tok

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 04.01.2023, 10:50

Në Kosovë është zbuluar së fundmi një tjetër rast sulmi seksual. Një i ri ka dhunuar seksualisht një vajzë të mitur në muajin shtator të vitit të shkuar në Ferizaj. Viktima e dhunës e ka denoncuar rastin në polici mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një Motel në Ferizaj, ku i dyshuari e ka dërguar vajzën me kërcënime dhe më pas e ka keqtrajtuar seksualisht pa dëshirën e saj. Bazuar në dëshminë e të miturës, i dyshuari e kishte dërguar atje me dhunë dhe e kërcënonte se do ta vrasë nëse nuk bën seks me të.

Ajo që e bën akoma më të dhimbshme ngjarjen është se autori e ka filmuar aktin dhe e ka publikuar në rrjetin social Tik-Tok. Policia është vënë në lëvizje për të kapur të riun, por ai është arratisur dhe po punohet për arrestimin e tij. Sipas familjarëve të tij, i riu është larguar jashtë vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit