U kanë përgjysmuar rrogën, punonjëset e fasonerisë në Bilisht dalin në protestë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.01.2023, 10:47

Punonjëset e fasonerisë në Bilisht kanë dalë në protestë për shkak se u kanë përgjysmuar rrogën.

Ndër të tjera punonjëset shprehen se nuk u është dhënë leja vjetore, ndërkohë ka punonjëse të pasiguruara.

Sipas tyre kushtet e punës në fasoneri nuk janë të përshtatshme, për shkak të mungesës së ngrohjes.

Ndërkohë kjo nuk është hera e parë që punonjëset e fasonerisë në Bilisht ngrihen në protestë.

Një vit më parë këto punonjëse protestuan për të njëjtat arsye, por ministrja e linjës u premtoi zgjidhje të problemeve, premtim që nuk u mbajt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit